Lajme Botë

Sunak: Sanksionet e reja do të bëjnë që Rusia të paguajë çmimin e luftës

Kryeministri britanik, Rishi Sunak
Kryeministri britanik, Rishi Sunak

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka deklaruar se dëshiron që Rusia të paguajë një çmim për luftën e saj në Ukrainë, pas shpalljes së sanksioneve të reja që synojnë eksportet ruse.

Sunak, nga samiti i G7-ës që po mbahet në Hiroshima, tha se po udhëheq rrugën me sanksione të reja ndaj Rusisë dhe se shpreson që edhe vendet e tjera të ndiqnin shembullin e njëjtë.

“Ne besojmë në demokracinë, lirinë, sundimin e ligjit – dhe është e drejtë që ne të mbrojmë ato gjëra. Unë kam shpresë dhe besim se vendet tona partnere do të ndjekin siç kanë bërë kur ne e kemi bërë këtë më parë”.

“Kjo do t’i bëjë sanksionet më efektive, duke siguruar që Rusia të paguajë një çmim për aktivitetin e saj të paligjshëm”, tha Sunak.

Importet e diamanteve ruse në Britaninë e Madhe janë ndër artikujt që do të ndalohen nga qeveria teksa industria ruse e diamanteve ishte me vlerë 4 miliardë dollarë në eksporte gjatë vitit 2021, shkruan BBC.

Importet e bakrit, aluminit dhe nikelit me origjinë ruse do të bllokohen gjithashtu, sipas legjislacionit që do të futet më vonë këtë vit.

/Shqip.com