Rozë Ndërkombëtar

Sulmuesi i Lady Gaga-s dënohet me 21 vjet burg

Personi që qëlloi dhe plagosi qenin e Lady Gaga-s vitin e kaluar, nuk pranoi të kundërshtonte tentativën për vrasje dhe u dënua me 21 vjet burg.

Zyrtarët amerikanë thanë se njeriu që qëlloi dhe plagosi qenin e Lady Gaga-s vitin e kaluar u dënua me 21 vjet burg pasi kishte marrë një marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Në shkurt të vitit 2021, shëtitësi i qenve të yllit të popit u sulmua në një rrugë të Hollivudit dhe dy nga tre bulldogë francezë u vodhën. Më pas ata i janë kthyer këngëtares.

I pandehuri nuk pranoi të kundërshtojë tentativën për vrasje të hënën dhe pranoi se i kishte shkaktuar lëndime trupore burrit që qëlloi në gjoks, Ryan Fischer.

Zyra e Prokurorit të Qarkut të Los Anxhelosit tha se marrëveshja për pranimin e fajësisë e mbante atë përgjegjës “për kryerjen e një akti gjakftohtë dhe të dhunshëm” dhe siguronte drejtësi për Fischer.

Sipas mediave lokale, Fischer mori pjesë në seancën gjyqësore dhe bëri një deklaratë kundër të pandehurit, duke thënë se sulmi i kishte ndryshuar përgjithmonë jetën.

/Shqip.com