Sulmoi fizikisht vëllezërit e tij, arrestohet llapjani
Publikuar:
(22.06.2022 10:28:15)

Është arrestuar një person nga Policia e Kosovës në Podujevë pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy persona.
Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Po ashtu, dyshohet se viktimat janë vëllezërit e të dyshuarit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj dy viktimave meshkuj kosovar – vëllezërve të tij”, thuhet në njoftim.

Për rastin është konsultuar prokurori dhe me rekomandimin e tij personi i dyshuar është dërguar në mbajtje./Shqip.com