Sulmohet menaxheri i një lokali, një nga të dyshuarit arrihet të identifikohet
Publikuar:
(29.03.2023 09:00:55)

Një menaxher i një lokali është sulmuar gjatë mbrëmjes së djeshme në rrugën “Rexhep Luci”.
Rasti ka ndodhur rreth orës 21:10 minuta.
“Disa persona kanë hyrë në një lokal dhe i kanë demoluar disa tavolina dhe më pas e kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar (menaxher i këtij lokali), duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin policor.
Më tutje është bërë e ditur se Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Njëri nga të dyshuarit është identifikuar dhe rasti duke u hetuar.
/Shqip.com