Sulmohet imami i Xhamisë së Lupçit të Podujevës, arrestohen tre persona

Imami i Xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha, është rrahur rëndë nga tre persona gjatë mbrëmjes së djeshme.
Për Shqip.com, rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se viktima ka marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor.
“Mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Lupç i poshtëm të Podujevës, është gjetë një person i lënduar rëndë. Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor.
Ahmeti njoftoi se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona.
“Njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë tre persona të dyshuar. Personat e arrestuar janë B.M, mashkull 27vjeç, A.M, mashkull 28vjeç dhe Sh.M mashkull 25vjeç”.
Tutje, Ahmeti tha se me urdhër të prokurorit të shtetit, personat e arrestuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes dhe ndaj tyre është iniciuar rasti “ Vrasje e në tentativë”./Shqip.com