Lajme

Sulmohet fizikisht një punëtor në spitalin e Mitrovicës, mjekët protestojnë

Foto e ilustruar

Një punëtor i Spitalit Rajonal të Mitrovicës në repartin e Ortopedisë, është sulmuar fizikisht të hënën nga familjarët e një pacient.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se viktima është me inicialet R.U.

Kryesia e Sindikatës pranë kësaj njësie ka reaguar duke e dënuar këtë rast dhe ka shprehur shqetësim lidhur me sulmin e lartcekur.

“Veprime të tilla ndaj profesionistëve shëndetësor janë të dënueshme dhe të pa tolerueshme, dhe përderisa një akt i tillë i ulët siç është dhuna fizike kryhet në ambientin e punës, e sidomos në këtë kohe pandemie kjo bënë që të vihet në pikëpyetje edhe siguria në vendin e punës, prandaj kërkojmë nga institucionet kompetente të ndërmarrin masa, për arsye se edhe tjera herë janë kërcënuar dhe nuk është rasti i vetëm i një sulmi fizik të ndodhur”, thuhet në reagimin e FSSHK-së.

Po ashtu, federata ka njoftuar se pas këtij sulmi, do të mbahet një protestë 15 minutëshe para spitalit./SHQIP.com