Lajme Botë

Sulmi rus në Ukrainë gjatë vizitës së Mitsotakis, Rama: Provokim i rrezikshëm

Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin me raketa të Rusisë në Odesa të Ukrainës, duke rrezikuar dhe jetën e kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Rama thotë se sulmi me raketa në qytetin bregdetar të Odessa është një provokim i rrezikshëm nga ana e Kremlinit.

Dënojmë fuqishëm sulmin me raketa ruse në Odessa që rrezikoi jetën e kryeministrit të Greqisë Mitsotakis, mikut dhe aleatit të përkushtuar të NATO-s dhe Presidentit Zelensky, të cilin pata kënaqësinë ta prisja javën e kaluar në Tiranë. Këto janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme”, përfundon Rama.

/Shqip.com