Sulmi i dukshëm rus godet depon e karburantit në Odesa
Publikuar:
(03.04.2022 11:14:25)

Një depo karburanti në qytetin ukrainas të Odesa është djegur mëngjesin e së dielës, sipas një ekipi të CNN në vendngjarje.
Një dëshmitar i tha ksaj media se dëgjuan gjashtë shpërthime në depon e karburantit para lindjes së diellit.
Ata thanë se kishin parë drone në qiell rreth zonës gjatë dy ditëve të fundit.
Videoja e marrë nga CNN tregon shtëllunga tymi të zi të dendur që ngrihen në ajër nga depoja e karburantit e cila ndodhet pranë një binar hekurudhor. Shtuplat mund të shiheshin për milje në distancë.
Të paktën një shpërthim dytësor u dëgjua ndërsa zjarrfikësit po përpiqeshin të kontrollonin flakët. Nuk dihet nëse ka viktima./SHQIP.com