Lajme

Sulme në Dnjepër të Ukrainës, raportohet për disa të plagosur

Dnjepër, Ukrainë, 4 qershor 2024
Dnjepër, Ukrainë, 4 qershor 2024

Rusia kreu një sulm me raketa në qytetin juglindor të Ukrainës, Dnjepër, mëngjesin e 4 qershorit, njoftoi në Telegram guvernatori rajonal, Serhiy Lysak.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës i rrëzoi të dyja raketat, por rënia e pjesëve të tyre shkaktoi zjarr, tha ai.

“Për pasojë kanë mbetur të plagosur disa banorë, në mesin e tyre edhe fëmijë”, tha Lysak, raporton REL.

Ushtria ruse sulmon rregullisht rajonet e popullurara të Ukrainës me lloje të ndryshme armësh, përfshirë dronë sulmues e raketa.

Një raketahedhës HIMARS duke shkrepur raketa në Zaporzhija, Ukrainë.

Pavarësisht provave dhe dëshmive, Moska mohon se sulmon zonat civile.

Ajo ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Misioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë ka verifikuar, deri më tash, të dhënat për vrasjen e 10.810 civilëve në Ukrainë dhe plagosjen e 20.556 të tjerëve.

Por, kjo organizatë thekson se numri real i viktimave civile është shumë më i lartë.

/Shqip.com