Lajme Botë

Sulm me bombë në institutin rus të kulturës

Sulm me bombë në institutin rus të kulturës
Sulm me bombë në institutin rus të kulturës

Instituti rus i kulturës është sulmuar me bomba molotovi, sipas agjencisë TASS.

Zjarri që ka dëmtuar rëndë sot Institutin Rus të Kulturës në Nikosia është shkaktuar nga një sulm me hedhje të bombave molotov. Kështu deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Moskës, Maria Zakharova, duke thënë se ishte një “akt terrorist”.

Unë jam e sigurt se terroristët ishin mbështetës të regjimit të Kievit”, shtoi Zakharova në Telegram, duke shtuar se “për fat të mirë askush nuk u lëndua”.

Sipas përfaqësuesve të Qendrës, zjarri “është shuar”.

Objekti i Qendrës është ndërtuar në vitin 1978.

/Shqip.com