Lajme

Suharekë: Një person e raporton të zhdukur nusen e djalit

Një burrë nga Suhareka e ka raportuar të zhdukur nusen e djalit të tij.

Policia njofton se rasti ka ndodhur të premten e 4 shkurtit, rreth orës 11:00.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e djalit të tij, viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti është duke u hetuar./SHQIP.com