Suarez ende pa skuadër
Publikuar:
(11.07.2022 12:55:12)

“El Pistolero” u largua nga kryeqyteti i Spanjës
Ama skuadër të re nuk ka gjetur ende.
Luis Suarez vazhdon të mbetet lojtar i lirë – që kur i ndau rrugët me Atletico Madrid.
Uruguaiani ishte në radarin e River Plates dhe Aston Villës – por nuk ka vendosur ende për të ardhmen.
Teksa, kohë më parë vetë ai – kishte deklaruar se dëshiron të luaj në Evropë.
35 vjeçari zhvilloi po aq ndeshje – në kampionatin e fundit të La Ligës, teksa shënoi 11-të gola dhe asistoi dy herë./Shqip.com