Lajme Botë

Stuhia e rërës “gëlltitë” qytetin në Kinë

Foto: BBC

Një stuhi rëre që u ngrit të paktën 100 metra ka lënë një qytet në Kinën veriperëndimore të mbuluar me pluhur.

Videot e Dunhuang tregojnë murin e rërës që zvarritet ngadalë mbi ndërtesat dhe autostradat, raporton BBC, transmeton Shqip.com.

Qyteti është i vendosur në buzë të shkretëtirës Gobi, e cila është e njohur për klimat e saj të ashpra.

Ndryshe, disa qytete të tjera kineze janë vërshuar si pasojë e rënies së shirave të vazhdueshme. /SHQIP.com