Art Jetese

Studimi: Ulja këmbëkryq mund të jetë kërcënuese për jetën

Shpesh ndodh që të uleni në divan pa menduar pozicionin dhe pozita më e shpeshtë është ajo e kryqëzimit të këmbëve.

Por, studiuesit tani kanë paralajmëruar se ulja këmbëkryq mund të jetë kërcënuese për jetën, duke thënë se qëndrimi ulur në këtë pozitë mund të shkaktojë shtrembërim të ijeve.

Profesori dhe drejtori i Qendrës Klinike të Mësimit të Anatomisë në Universitetin Lancaster, Adam Taylor paralajmëroi se kjo mund të nisë një trajektore të rrezikshme në trup.

Ai tha se qëndrimi ulur këmbëkryq ndryshon shpejtësinë me të cilën gjaku, shkruan The Sun.

Sipas tij, kjo nga ana tjetër mund të rrisë rrezikun e mpiksjes së gjakut, që gjithashtu mund të jetë kërcënuese për jetë nëse nuk trajtohet shpejt.

Ai bëri të ditur se nëse një mpiksje lirohet, ajo mund të udhëtojë përmes venave dhe të shkaktojë bllokime që mund të ndërpresin furnizimin me gjak në zemër, mushkëri dhe organe të tjera, duke i mbyllur potencialisht ato.

/Shqip.com