Rozë

Stresi u shpall fitues i BBVK, por çfarë tha Kejsi për të?

Reperi i njohur, Stresi të premten është shpallur fitues i spektaklit Big Brother VIP Kosova.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Stresi vazhdimisht ka diskutuar për ish-gruan e tij Kejsin, si dhe ka kërkuar ribashkim me të.

Sa ishte në shtëpi, Kejsi i kishte dërguar mesazh, teksa kishte shprehur përkrahjen që ka për të.

Ndërsa, pas fitores, Kejsi ka treguar edhe një herë se ajo është në krahë të reperit.

“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Krenare dhe e lumtur për ty”, është shprehur Kejsi për Stresin që fitoj BBVK.

Kujtojmë që Stresi, kishte thënë se njëra ndër arsyet pse ai ishte në BBVK, ishte po ashtu Kejsi.

/Shqip.com