Stresi tha se Kejsi po lufton me jetën, reagon Olti

Reperi i njohur Stresi, vazhdimisht brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ka folur në lidhje me ish-gruan e tij Kejsin.
Ai ka habitur me një deklaratë gjatë natës së prime, teksa tha se ajo vuan nga tumori dhe se nuk dihet edhe sa gjatë do të jetojë.
Stresi, tha se është futur në shtëpi, që ajo ta shoh publikisht se ai e dashuron dhe dëshiron të rikthehen bashkë.

“Mendoj që dy vjet secili ka bërë jetën e vet, edhe ajo ka jetën e vet. Por po luftoj shumë sepse ajo ka dy tumore në kokë në qoftëse nuk e dinë shqiptarët po lufton me jetën dhe e kam shumë personale ndërkohë që i kisha kërkuar Julianës dhe banorëve të tjerë është një vajzë që po lufton me jetën atje jashtë edhe kjo është ndërgjegja ime, e një burri që po bën maksimumin t’i afrohem asaj femre. Nuk e di a do të jetojë apo jo më. Është serioze sepse ka dy tumore në kokë. Po luftoj për një gabim shumë të madh dhe nuk kemi pse të diskutojmë tani”.
E në lidhje me këtë, një reagim ka pasur edhe nga Olti.
“Ai tha se nuk e di edhe sa kohë do të jetojë dhe kjo më preku”, është shprehur ndër të tjera Olti.
/Shqip.com