Rozë

Stresi: Jemi gati 20 mijë veta nga 18-35 vjeç të sakrifikojmë jetën për të mbrojtur Kosovën

Stresi

Tensionet e fundit të nisura dje në veri të Kosovës kanë bërë që edhe Stresi të reagojë në rrjetet sociale.

Reperi ka bërë një shkrim në Instastory, ku thekson se çdo njeri që e do Kosovën duhet të jetë në mbështetje të popullit të tyre.

Tutje, 35-vjeçari shton se është gati për të sakrifikuar jetën për të mbrojtur çdo pëllëmbë të Kosovës.

Postimi i plotë i Stresit:

“Të dashur bashkombas kudo ku jeni në botë.

Kërcënimi serb po bëhet për popullin shqiptar të Kosovës. Çdo njeri që e do këtë komb duhet të jetë në mbështetje të vëllezërve tanë se jemi të një gjaku.

Unë në këto momente që po ju shkruaj jemi gati 20 mijë veta nga mosha 18 – 35 vjeç të sakrifikojmë jetën tonë për të mbrojtur çdo pëllëmbë tokë të Kosovës.

Kosova në rrezik. Kombi në këmbë”.

Përndryshe për Stresin nuk është hera e parë që tregon gatishmërinë për ta mbrojtur Kosovën. /Shqip.com