Stoltenberg mirëpret vendimin e Turqisë për dërgimin e trupave shtesë në Kosovë
Publikuar:
(04.06.2023 21:01:10)

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mirëpritur vendimin e Turqisë, për të ofruar forca shtesë ushtarake në Kosovë.
“E mirëpres vendimin e Turqisë për të ofruar forca shtesë për KFOR-in në Kosovë. Tani po dislokojmë rreth 700 personel ushtarak shtesë si pjesë e misionit”, tha Stoltenberg, pas takimit me presidentin.
Tutje, ai tha se Prishtina dhe Beogradi duhet të ndërmarrin hapa konkretë për të de-përshkallëzuar situatën dhe të përmbahen nga sjelljet e mëtejshme të papërgjegjshme.
Ministria turke e Mbrojtjes ka konfirmuar të dielën, nisjen e një numri të ushtarëve turq në Kosovë, si përforcim për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.
/Shqip.com