Sterling kërkon garanci loje nga Chelesa

Duket se minutazhi ka më shumë rëndësi se stërlinat për Sterling.
Transferimi i tij te blutë e Londrës është më afër se sa duket dhe këtë e vërteton garancia që ai i ka kërkuar drejtuesve të Chelsea-t.
Raheem Sterling do të transferohej të “Stamford Bridge” në rast re mer minutazhën e garantuar, raporton Daily Mail.

Kontrata e tij aktuale në “Etihad” skadon në vitin 2023, që do të thotë se City mund të rrezikojë ta humbasë atë për asgjë nëse nuk bëjnë një shitje këtë verë, megjithatë, klubi ende e vlerëson atë rreth 60 – 70 milionë euro.
Sa ka gatishmëri kampi i Chelsea mbetet të shihet, mirëpo Sterling vie nga kampioni i Anglisë dhe përvoja që ka në supe përkundër moshës së re – do të duhej të konsiderohej seriozisht.

Sulmuesi i krahut pati 13 gola dhe gjashtë asistime në 30 paraqitje në Premierligë gjatë sezonit të kaluar.
Kurse, vlera e tij në treg momentalisht është 85 milionë euro, sipas ‘transfermarkt’. /Shqip.com