Stefanos Tsitsipas – përsëri kampion në Monte Carlo Masters

E mbrojti titullin.
Stefanos Tsitsipas është shpallur kampion i Monte Carlo Masters – përsëri.
Tenisti grek ka triumfuar – ndaj Alejandro Davidovich 2-0 në sete (6-3) (7-6).
Me këtë fitore – Tsitisipas i ka bërë një vend vetes në librat e historisë së këtij sporti.
Ai – tashmë i bashkohet një grupi të ngushtë prej pesë lojtarësh që kanë mbrojtur titullin e Monte-Carlo: Rafael Nada, Juan Carlos Ferrero, Thomas Muster, Björn Borg dhe Ilie Nastase.
“Kjo ka qenë një ngjarje e pabesueshme. Pata shansin ta fitoj vitin e kaluar pa turmë dhe mund të them, për këtë, nuk mendoj se kam përjetuar ndonjë ngjarje më të veçantë deri më tani në karrierën time. Ky vend mban një ngjarje të veçantë në zemrën time”, u shpreh ai pas ndeshjes.
Stefanos është vetëm 23 vjeçar dhe renditet i treti në listën e tenistëve më të mirë në botë./Shqip.com