“Starry Night” një nga veprat më të njohura të artit në botë

Piktura e një fshati të vogël, e dominuar nga ngjyra e kaltër figuron pothuajse në shumë galeri të arteve në botë.
“The Starry Night” është një nga veprat më të njohura të artit, piktor i së cilës është artisti Vincent van Gogh.
Ai pikturoi “Starry Night” në vitin 1889, në Saint-Paul-de-Mausole në Saint-Rémy, në Francën jugore, ku artisti kaloi dymbëdhjetë muaj duke kërkuar lehtësim nga sëmundjet e tij mendore.
Në “The Starry Night”, piktori i dha një drejtim emocional natës dhe natyrës, duke i larguar nga pamja e tyre aktuale.
Ai filloi të përjetonte halucinacione dhe kishte mendime për vetëvrasje ndërsa u zhyt në depresion, duke ndikuar edhe në ndryshimin total të punës së tij.
Pasi kishte kaluar një krizë psikologjike, Vincent van Gogh, kishte filluar të përfshinte ngjyrat e errëta në pothuajse të gjithë punën e tij, dhe “Starry Night” është një shembull tipik i këtij ndryshimi.
Ngjyra e kaltër dominon pikturën, duke përzier kodrat, ndërsa fshati i vogël shtrihet në bazën e pikturës në të kaftë dhe gri.
Edhe pse çdo ndërtesë është e konturuar qartë me të zezë, e verdha dhe e bardha e yjeve dhe e hënës, dallohen, duke marrë vëmendjen e pikturës.
