Stadiumi ‘Santiago Bernabeu’ drejt përfundimit, ja kur inaugurohet stadiumi i ri
Publikuar:
(22.03.2023 23:54:08)

Real Madrid po shkon drejt rrugës së përfundimit të rikonstruktimit të “Santiago Bernabeu”.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur datën e inaugurimit të stadiumit të ri të madrilenëve.
“Chiringuito” shkruan se “Santiago Bernabeu” i ri, do të inaugurohet më 23 dhjetor të vitit 2023.
Siç parashikohet, ky stadium do të jetë ndryshe nga stadiumet e tjera të futbollit.
Në të do të jetë një çati dhe do të ketë një ekran të madh LED që do të shtrihet në të gjithë gjatësinë e tribunave.
Projekti i stadiumit të ri të Real Madrid nisi në vitin 2019 dhe tashmë pritet të përfundojë në fund të këtij viti.
/Shqip.com