Stadiumi “Fadil Vokrri” bëhet gati për Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në udhëtim me 25 mars ndaj Izraelit, derisa tre ditë më vonë Dardanët do ta luajnë ndeshjen e dytë në Prishtinë ndaj Andorrës.
E stadiumi ‘Fadil Vokrri’ para këtij dueli duket në gjendje fantastike dhe FFK ka publikuar disa foto ku shihet gjendja e mirë e terrenit.
“Stadiumi “Fadil Vokrri” i gatshëm për fillimin e ciklit kualifikues EURO 2024! Fusha e gjelbër në gjendje të shkëlqyeshme para ndeshjeve kualifikuese. Nën moton “Me Kosovën në Evropian” të gjithë po japim kontributin e duhur që Kombëtarja jonë të na dhurojë ndeshje emocionuese!. Le të bëhemi të gjithë së bashku dhe të bëjmë tifo për Dardanët me të gjitha forcat!”, shkruhet në njoftimin e FFK-së, shkruan Shqip.com.
/Shqip.com