“Spo foli ma shumë”- 2Ton me surprizë
Publikuar:
(09.02.2022 10:28:43)

Reperi, 2Ton njihet për befasitë e tij për fansat.
Ai së fundmi ka paralajmëruar se do të lansojë këngën e tij më të re.
Kënga e cila titullohet “Latina” do të lansohet më 10 shkurtë më videoklip.
“10.02 Latina. Spo foli ma shumë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë ku ka paralajmëruar projektin e ri.

Ndryshe, projekti i fundit i tij është “Atë ka marrë malli”, i lansuar një muaj më parë. Kënga deri më tani numëron mbi katër milionë klikime në Youtube./SHQIP.com