Lajme

Spiropali takon Zelenskyn: Paqja e drejtë në Ukrainë do të ishte kontributi më i madh për paqen globale

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka publikuar një seri fotosh nga Samiti i Paqes Globale që u zhvillua në Zvicër në njërën prej të cilave ajo ka pozuar krahas presidentit të ukrainës Volodymyr Zelenskyi.

Në postimin e saj në Facebook, Spiropali shkruan se “paqja e drejtë në Ukrainë do të ishte kontributi më i madh premtues dhe kuptimplotë për domosdoshmërinë e paqes globale dhe dëshmi e faktit se rendin ndërkombëtar nuk e minon dot asnjë tirani dhe se bota demokratike është më e fortë me vlera që nuk mund të shkatërrohen”.

Postimi

📸FotoAlbumi i Samitit dyditor të nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën, organizuar këtë fundjavë në Zvicër që bëri bashkë rreth 100 udhëheqës e përfaqësues nga mbarë bota, dhe ia mbërriti të dakordësojë midis vendeve pjesëmarrëse parametra të përbashkët për paqen në Ukrainë, të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe në Kartën e OKB-së.🇦🇱🇨🇭🇺🇦🇪🇺

Paqja e drejtë në Ukrainë do të ishte kontributi më i madh premtues dhe kuptimplotë për domosdoshmërinë e paqes globale dhe dëshmi e faktit se rendin ndërkombëtar nuk e minon dot asnjë tiraní, se bota demokratike është më e fortë, se vlerat tona nuk shkatërrohen.

/Shqip.com