Specialja po kryen bastisje në shtëpinë e ish-drejtorit të AKI-së
Publikuar:
(30.10.2023 10:45:58)

Prokuroria e Gjykatës Speciale, me seli në Hagë, sot ka kryer bastisje edhe në shtëpinë e Bashkim Smakajt.
Afër shtëpisë së ish-drejtorit të AKI-së, Bashkim Smakaj, po qëndrojnë ekipet e EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës.
Bashkim Smakaj ka qenë drejtori i parë i AKI’së, pozitë të cilën e mbajti për një mandat të plotë, mirëpo pas riemërimit, ai dha dorëheqje.
Ndërsa, Blerim Shala është figurë e njohur në Kosovë, për shumë vite ka qenë gazetar, politikan (deputet në Kuvendin e Kosovës) dhe së voni edhe këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi. Në fund të viteve 90-të ka qenë edhe pjesë e delegacionit të Kosovës në Rambouillet të Francës.
/Shqip.com