Specializantët do të protestojnë, shkak pakënaqësitë ndaj MSh-së

Këshilli i Specializantëve do të protestojë për shkak të pakënaqësive të tyre ndaj Ministrisë së Shëndetësisë.
Një ndër pesë arsyet për të cilat do të protestojnë është edhe propozimi i ministrisë për paga.
Nga ky Këshill vlerësojnë se propozimet e MSh-së janë diskriminuese.

Pikat që MSH-ja ka propozuar sipas Këshillit të Specializantëve:
Do të propozohet nga Ministria e Shëndetësisë mbajtja e 2 kujdestarive të cilat do të paguhen si të zakonshme (50 euro) edhe nëse mbahen gjatë vikendit.
Kujdestaritë më shumë se 2 do të paguhen përmes një extra kontrate nga SHSKUK
Çështja e specializantëve me vetëfinancim nuk do të zgjidhet së paku deri në gusht 2022. Për pak kohë do të fillon punën grupi punues për ndryshimin e udhëzimit administrativ.
Ministri i Shëndetësisë për shkak të situatës me COVID19 nuk ka pasur kohë të takohet me neve.
Për pagesën e specializantëve nga Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria është duke u punuar.
Protesta do të mbahet më 28 janar para ndërtesës së Ministrisë së Shëndetësië./Shqip.com