Spanjë-Francë, publikohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes, Spanjë-Francë.
Në këtë takim, Luis Enrique ka vendosur të i qëndrojë besnik formacionit 4-3-3, shkruan Shqip.com.
Në portë nga minuta e parë ka startuar Unai Simon, në qendër të mbrojtjes luajnë Eric Garcia dhe Laporte, në krahun e majtë ka filluar Alonso, kurse në krahun e djathtë, Azpilicueta.
Si mesfushor defanziv nga minuta e parë do luajë, Sergio Busquets, kurse me pozita më sulmuese janë Rodri dhe Gavi.
Faza e sulmit përbehet nga Sarabia, Torres dhe Oyrzbal.

Në anën tjetër, 11-sha e Dideir Dechamps, ka startuar me Hugo Llorisin në portë dhe me tre qendërmbrojtës, Kimpembe, Varane dhe Kounde.
Si tandem në mesfushë janë Pogba dhe Tchoumeni, ndërsa nga krahët do sulmuojnë Pavard dhe Theo Hernandez.
Griezmann është “lojtar i lirë”, ndërsa Benzema dhe Mbappe janë partnerë qendër të sulmit.

Ky takim nis me fillim nga ora 20-45 dhe do të zhvillohet në “San Siro”./Shqip.com