Sport Ndërkombëtar

Spanja – Gjermania, ndeshja jetike për Gjermaninë – orari i sotëm

Edhe sot në kuadër të Kupës së Botës do të zhvillohen katër ndeshje, por nuk ka asnjë dyshim që në qendër të vëmendjes do të jetë përballja e dy superfuqive të futbollit botëror, Spanjës dhe Gjermanisë, e cila do të zhvillohen në orën 20:00. Një duel titanësh i cili pritet të jetë tepër vendimtar për fatet e skuadrave, kryesisht për Gjermaninë që vjen pas humbjes me Japoninë.

Ndërkohë për sa i përket sfidave të tjera, dita do të nisë me duelin mes Japonisë dhe Kosta Rikës që do të luhet në orën 11:00, për të vijuar më pas me Belgjikë-Marok në orën 14:00 dhe Kroaci-Kanada në orën 17:00.

Përballje këto që pritet të jenë tepër të luftuara, me një objektiv të vetëm, fitoren.

/Shqip.com