Spanja e pafuqishme ndaj Gjermanisë
Publikuar:
(13.07.2022 08:20:23)

Serisë së 24 ndeshjeve pa humbje i erdhi fundi.
Spanja ka humbur gjasat për vendin e parë në Grupin B – të Kampionatit Evropian, pasi është mposhtur prej Gjermanisë – me rezultat 2-0.
Gjermanet e tundën rrjetën pas dy minutave – me anë të Klara Buhl për të treguar që kanë hyrë në këtë takim për fitore.
Teksa, për epilogun përfundimtar u përkujdes Alexandra Popp – në minitën e 37-të.
Te spanjollet një hendikep i madh ishte mugesa e Alex Putellas – që pësoi këputje të ligamenteve ditë më parë.
Tashmë, Gjermania ka gjashtë pikë dhe prin në grup, ndërsa Spanja do e kërkojë biletën për kualifikim tutje – në përballjen ndaj Danimarkës – të shtunën./Shqip.com