Sport Ndërkombëtar

Spalletti pranon humbjen: Ishin shumë të fortë

“Ata ishin shumë më të fortë, fituan me meritë”.

Me këto fjalë e nisi Luciano Spalletti konferencën e tij pas humbjen 1-0 përballë Spanjë, por tekniku “azzurr” nuk dorëzohet.

“Diferencën e bëri freskia, ne shpesh ishim vonë në mbylljen e aksioneve. Ishin nën nivelin e duhur. Spanja është një shembull për t’u marrë, një ekip që prej vitesh zhvillon një futboll fantastik”, u shpreh Spalletti duke u ndalur më pas te sfida e fundit, ajo kundër Kroacisë.

“Varet shumë se si do të shkojmë në atë ndeshje. Nëse nuk do të kemi zgjidhje se si do të luajmë topi bëhet më i vështirë”, deklaroi Spalletti.

/Shqip.com