Lajme

SPAK thërret Pjerin Ndreun, kryebashkiaku i Lezhës në hetim për shpërdorim detyre

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu është paraqitur këtë mëngjes në SPAK. 

Hetimet ndaj Ndreut po zhvillohen pas një kallëzimi të opozitës për tenderat e Bashkisë Lezhë.

Në një deklaratë për mediat, pas daljes nga ambientet e prokurorisë, Ndreu tha se ishte thirrur si person nën hetim, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Ndreu tha se denoncimi ishte bërë nga Partia Demokratike dhe se çështja ka të bëjë me ndërtimin e një trotuari. Sipas kryebashkiakut të Lezhës, kallëzimi është politik dhe nuk ka të bëjë me korrupsion.

“U thirra për një çështje të denoncuar nga PD. Ka zero shkelje procedurës, korrupsion apo dëm ekonomik. Ka një problem procedure ku PD e Lezhës nuk është dakord t’i bëjmë trotuar qytetarëve. Isha në cilësinë e personit nën hetim për shpërdorim detyre. Është kallëzim politik që nuk ka të bëjë fare as me korrupsion, as tendera asgjë, por siç duket shërbimi që kemi bërë nuk i ka shkuar për shtat PD-së së Lezhës, prandaj janë aty ku janë”, tha Ndreu.

/Shqip.com