Lajme

SPAK kërkon “arrest shtëpie”, Berisha: Do respektoj vendimin që do të marrë Kuvendi

Gjatë një konference për shtyp lidhur me aferën e inceneratorëve, i pyetur për kërkesën e SPAK mbi ndryshimin e masës së sigurimit, Sali Berisha tha se do të respektojë vendimin e Kuvendit.

Ish-kryeministri theksoi se “me kundërshtimin e vendimit të gjykatës për moszbatimin e masës “detyrim paraqitje” kam mbrojtur Parlamentin”.

Unë e votoj që nesër. Nuk kam asnjë kundërshtim”- tha Berisha, megjithatë nuk dha ndonjë përgjigje nëse do të marr pjesë apo jo në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve për të mbrojtur veten.

Në vitin 2021 Sali Berisha ka dërguar në Parlament abrogimin nga Kushtetuta të çdo lloj mbrojtje të deputetëve të Kuvendit dhe ky ligj ky amendament i qeverisë është kundërshtuar në mënyrë të prerë nga Edi Rama dhe është pranuar vetëm lejimi i hetimit të deputetëve. Kështu që unë kam deklaruar dhe para jush se jam i gatshëm ta votoj vetë këtë ligj edhe sot dhe nuk kam asnjë kundërshtim. Nëse unë nuk kam prnauar urdhrin e Gjykatës dhe të skapit nuk e kam pranuar se ajo është shkruarje e Kushtetutës kam mbrojtur Parlamentin dhe jo Berishën. Kam refuzuar të zbatoj një udhër jo Kushtetues nga një gykatëse në konflikt interesi e shkarkuar nga unë dhe që e fsheh këtë fakt, por përsa i përket konsistencës sime ndaj propozimit të vitit 2012 ajo qëndron plotësisht. Unë jam që deputetët të mos kenë asnjë lloj dallimi nga qytetarët e thjeshtë në Kushtetutë. Është kërkesë krejtësisht normale, do ta lexoj shkresën me hollësi, por në parim jam 100% dakord, nuk duhet të ketë për deputetët mbrojtje. Unë kam mbrojtur Parlamentin s’ka, mbrojtur Berishën“, tha ish-kryeministri.

Në përfundim të konferencës për shtyp, Berisha i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të thirrur nga Gazment Bardhi.

/Shqip.com