Sport Ndërkombëtar

Sot zhvillohet finalja e Community Shield

Trofeu i Community Shield

Të shtunën zhvillohet finalja e “Community Shield” mes Manchester Cityt dhe Leicester City, shkruan Shqip.com.

Në këtë finale përballen fituesi i Premier Leagues dhe FA CUP.

Manchester City ishte kampion i Ligës së Anglisë, pas një dominimi të madh në ligën edicionin e kaluar.

Ndërsa nga ana tjetër, Leicester City mposhti në finale të FA CUP, Chelsean me rezultat minimal 1-0, pas golit të Youri Tielemans.

Ndeshja mes dy gjigandëve anglez do të zhvillohet të shtunën në “Wembley Stadium” me fillim nga ora 18:15./Shqip.com