Lajme

Sot shqyrtohen në Komision, Projektligji për Zyrtarë publik dhe ai i pagave

Sot gjatë ditës së hënë do të bëhet shqyrtimi i dy projektligjeve në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Projektligji i parë ka të bëjë për zyrtarët publik ndërsa, i dyti për pagat në sektorin publik.

Kujtojmë se për këto dy projektligje ka pasur përplasje në mes pozitës dhe opozitës në vend.

Vlen të theksohet se para një jave, me 61 vota për dhe një abstenim është miratuar në parim projektligji për zyrtarët publikë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar se ky projektligj do të shqyrtohet edhe nga komisionet përkatëse.

Në shqyrtimin e këtij projektligji u tha se qëllimi kryesor i kësaj nisme ligjore është rregullimi i marrëdhënies së punës së zyrtarit publik përmes përcaktimit të rregullave dhe parimeve për statusin e punës.

/Shqip.com