Sot rifillojnë seancat gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Ish-krerë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalin përsëri sot para trupit gjykues në Gjykatën Speciale, ku do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tyre. S
Seancat rikthehen pas një pushimi tre-javor të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të dëgjojnë dëshmitarin e radhës kundër tyre, të cilin e sjell Zyra e Prokurorit të Specializuar, që i ngarkon ata me krime të pretenduara të luftës.
Ky do të jetë dëshmitari i gjashtëmbëdhjetë me radhë, ndërsa ende nuk dihet nëse do të dëshmojë nën masa mbrojtëse të sigurisë apo me identitet të fshehur.
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse, ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës. Ndërsa ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
/Shqip.com