Kulturë

Sot promovohet “Hije të Shtrembëruara: Libër kujtimi me rrëfimet e ish të burgosurve politikë

Në Muzeun e Burgut të Prishtinës, që u hap në ish-ndërtesën e burgut, do të bëhet promovimi i librit “Hije të Shtrembëruara”.

Ky është libër kujtimi me rrëfimet e ish të burgosurve politik në burgun e Goli Otokut” i botuar nga Integra.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Promovimi i librit do të hapet me fjalë rasti nga Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku për të pasuar me debatin “E kaluara para së kaluarës” me panelistë Shkëlzen Gashi, Mrika Limani Myrtaj dhe Aurela Kadriu, me moderator Eraldin Fazliu.

Të martën në Burgun e Prishtinës u shfaq ekspozita “Ideali i Burgut”, ku u shfaen fotografi, video e artefakte të të burgosurve politik, me anë të cilave u dëshmuan torturat që përjetuan nga forcat serbe.

Lexo edhe:
Muzeu i Burgut të Prishtinës, sjell dëshmitë e torturave të burgosurve politik

Qeveria e Kosovës mori vendim që Burgun e Prishtinës ta shndërronte në muze në vitin 2020./Shqip.com