Sot pritet të zhvillohet testi i maturës
Publikuar:
(18.06.2022 08:32:18)

Gjatë ditës së sotme pritet të zhvillohet testi i maturës në të gjithë vendin. Testi pritet të përmbajë 100 pyetje, pra 25 pyetje nga ana e secilës lëndë.
Testimi pritet të zgjatë rreth 150 minuta.
Në test do përfshihen tri lëndët obligative (gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë) dhe një lëndë zgjedhore (që përzgjidhet nga vet kandidati).
Testimit pritet ti nënshtrohen 22 mijë maturantë në 170 qendra të testimit.
Për këtë proces janë të angazhuar 1600 administrator.Provimi nis nga ora 10:00 dhe pritet të zgjatë deri në ora 12:00./Shqip.com