Lajme

Sot prezantohet agjenda shtetërore për Pavarësinë e Kosovës

Gjatë ditës së sotme do të prezantohet agjenda shtetërore me rastin e 15-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Prezantimi i agjendës shtetërore do të bëhet përmes një konference për media nga Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Konferenca fillon nga ora 14:00 në ndërtesën e Qeverisë.

/Shqip.com