Sport Ndërkombëtar

Sot përcaktohen edhe katër kombëtare që e kalojnë fazën e grupeve

Sot do të luhen ndeshjet e fundit për krupet E dhe F ku asnjë ekip se ka siguruar kualifikimin për në rrethin tjetër. Janë katër duele interesante, ku spikat padyshim përballja për kreun e Grupit F mes Kroacisë dhe Belgjikës. Asgjë nuk është e garantuar për dy kombëtaret, dhe gjithçka mbetet e hapur për skuadrën që do vazhdojë më tej. Nënkampionët e Botës (kroatët) janë më të favorizuar për t’u kualifikuar, pasi aktualisht mbajnë vendin e parë në kuotën e 4 pikëve.

Kroatëve do t’u mjaftonte edhe një barazim për të shkuar më tej, teksa Belgët do jenë të detyruar për të fituar. Maroku është tepër e favorizuar kundër Kanadasë për të marrë 3 pikët, pasi kanadezët janë eliminuar dhe luajnë pa shumë motiv. Afrikanët janë në vendin e dytë me 4 pikë, gjithsesi, një humbje e tyre e kombinuar me disfatën ose një barazim të Kroacisë i kalon në fazën tjetër.

Interesante situata në Grupin E. Spanja kryesuese luan një sfidë me Japoninë, me aziatikët që do preferonin minimalisht një barazim për t’u kualifikuar, gjithmonë nëse Kosta Rika nuk merr pikë ndaj Gjermanisë. Në krahun tjetër, iberikët do të fitonin grupin në rast se marrin 3 pikët ndaj japonezëve. Teksa Gjermania është e detyruar për të fituar, pasi vetëm kështu do të vazhdojnë rrugëtimin në ‘Katar 2022’, gjithmonë e kombinuar me humbjen e mundshme të Japonisë.

Grupi F
16:00 Kroacia – Belgjika
16:00 Kanada – Maroku

Grupi E
20:00 Japonia – Spanja
20:00 Kosta Rika – Gjermania

/Shqip.com