Sot një vit nga vdekja e Rasim Thaçit -Cimës
Publikuar:
(26.03.2022 12:51:00)

Janë bërë një vit që kur ka ndërruar jetë aktori i mirënjohur i skenës dhe teatrit, Rasim Thaçi – Cima.
Cima vdiq më 26 mars të vitit 2021 për shkak të komplikimeve me COVID-19.
Ai ka vdekur në moshën 71- vjeçare.

Cima u bë i njohur gjatë viteve ’80 si pjesë e grupit “Treshi përsheshi”, së bashku me të ndjeri Ibrahim Krajkova – Leci dhe Sevdai Radogoshi – Qumili.
Skeçet me të njohura të tij janë: Treshi Përsheshi, Cimë Baushtella, Nusja nga Diaspora, Lajmi në Gurbet, Cimë kulleri te Lec katunari, Leci te mulla Cima, Cima Taxi 1, Cimë Baksuzi – Cima ne Cia, Cimë Polici etj.