Kulturë

Sot nis edicioni i 8-të i Festivalit të Karikaturës

Marrë nga Shoqata e Karikaturistëve HITHI/ Facebook

Sot nis Festivali i Karikaturës në Ferizaj.

Edicioni i 8-të i festivalit, i organizuar nga Shoqata e Karikaturistëve “Hithi” në Ferizaj, sot ë hapet në ora 19:00 në Galerinë e Arteve në Ferizaj.

Festivali do të zgjasë tri ditë, gjatë të cilave do të ketë aktivitete të ndryshme kulturore.

Festivali nis me një ekspozitë, ndërsa më pas vazhdon punëtoritë dhe diskutimit.

Gjithashtu në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Karikaturës, do të bëhen edhe vizita të monumenteve të trashëgimisë kulturore Bifurkacioni, Mulliri Nikës dhe Shpella e Gadimës.

Ndërkaq, ditën e fundit do të mbahet punëtoria “Të jesh karikaturistë në Kosovë”, nga Luljeta Goranci, karikaturistja e parë femër në Kosovë.