Sot moti i vranët, parashikohen edhe riga shiu
Publikuar:
(08.12.2022 08:14:21)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë parashikimin e motit për ditën e enjte.
Duke u bazuar në njoftimin e IHMK-së, parashikohet mot i vranët dhe riga shiu në disa vende.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius.
Tutje, IHMK-ja ka njoftuar se do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fort nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit.
/Shqip.com