Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Publikuar:
(02.11.2022 08:44:49)

Në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës së sotme do të mblidhen katër komisione parlamentare.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë do të diskutojë rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i komisionit. Mbledhja do të fillojë nga ora 09:00.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të mblidhet për të diskutuar Projektligjin për Sigurinë Kibernetike, nga ora 10:00.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të shqyrtojë kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale për Miratimin e Taksave Vjetore për vitin 2023.
Ndërsa Komisioni për të Drejtat e Njeriut, do të pres në takim deputetin e Parlamentit Evropian, Romeo Franc. Ky takim do të zhvillohet nga ora 10:00.
/Shqip.com