Lajme

Sot mbahet seanca e radhës për Gucatin dhe Haradinajn

Ish-krerët e OVL-UÇK, Hysni Gucati e Nasim Haradianj.

Në Hagë të mërkurën do të mbahet Konferenca e radhës për ecurinë  e çështjes së dy ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Kosovës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Siç raportojnë Dhomat e Specializuara konferenca fillon në ora 15:00.

Gucati e Haradinaj ndër tjerash akuzohen për “ndërhyrje në drejtësi” dhe “frikësim të dëshmitarëve”.

Ata u arrestuan vitin e kaluar pasi në mënyrë enigmatike disa dokumente të Dhomave të Specializuara kishin arritur në zyrat e OVL-UÇK-së. /Shqip.com