Scholz për Procesin e Berlinit: Vendet e Ballkanit Perëndimor treguan se mund të punojnë së bashku

Ai ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara janë një sukses i madhe dhe hapa konkret që të përmirësojnë jetën e njerëzve në rajon.
“Samiti i sotëm në Procesin e Berlinit ka treguar se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të gatshëm të punojnë së bashku. Marrëveshjet e nënshkruara të lëvizës së lirë janë një sukses i madh. Janë këta hapa konkretë që përmirësojnë jetën e njerëzve në rajon”, ka shkruar Scholz në llogarinë e tij në Twitter.
Ndryshe, liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar tri marrëveshjet e parapara në Samitin e Berlinit.
Por, cilat janë marrëveshjet që synojnë të përafrojnë vendet e këtij rajoni?
Njëra ndër tri ujditë ka të bëjë me njohjen reciproke të kartave të identitetit, tjetra ka të bëjë me njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale ndërmjet palëve që e nënshkruajnë.
Marrëveshja e tretë është ajo mes Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e të dyja vendeve.
/Shqip.com