Lajme

Sot mbahet pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë

Testi i Arritshmërisë
Testi i Arritshmërisë

Në ditën e dytë të këtij testi, 23 mijë e 632 nxënës do të vlerësohen për arritjet, njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e fituara gjatë shkollimit të tyre.

Në këtë pjesë, nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.

Në mbajtjen e pjesës së parë të Testit të Arritshmërisë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se testi mbahet në 176 qendra të testimit, raporton KP.

Ajo ka thënë se pret respektim të rregullave në mënyrë që rezultatet të jenë reale.

/Shqip.com