Sot Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për masat në furnizimin me energji
Publikuar:
(08.12.2022 08:26:14)

Sot gjatë ditës do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Sipas njoftimit të Kuvendit, kjo seancë do të mbahet për tu bërë shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë të tjera.
Kjo seancë do të fillojë nga ora 11:00.
Vlen të theksohet se pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën plenare.
Në rend të ditës do të jenë pikat e pa përfunduar nga seanca e mbajtur me 15, 22 dhe 23 shtator. Po ashtu edhe pikat e mbetura nga seanca e 14 tetorit dhe ato të mbajtura në 10 dhe 24 nëntor.
/Shqip.com