Sot – gjashtë vite më parë – Kobe Bryant e zhvilloi ndeshjen e fundit

Ishte 13 prilli i vitit 2016.
Për herë të fundit – me fanelën e La Lakers ai zbriti në parket.
Sot – gjashtë vite më pak, Kobe Bryant i vari këpucët duke i dhënë fund një karriere të jashtëzakonshme si në nivel personal – ashtu edhe në atë ekipor.
Në atë takim ndaj Utah Jazz, Bryant shënoi 60 pikë, teksa takimi mbaroi me rezultat 101–96.
Ai e theu një rekord, duke u bërë lojtari më i vjetër që shënoi 60 ose më shumë pikë në një lojë në moshën 37 vjeçare e 234 ditë.

Dashuria e tij me Lakers ishte aq e madhe dhe e shtyri të refuzojë shumë oferta ndër vite.
Kobe e kaloi gjithë karrierën e tij si profesionist te Lakers – për plot 20 vjet.
Ndër të tjera, Kobe fitoi pesë kampionate të NBA, ishte 18 herë në ALL Star, MVP i NBA në vitin 2008 (MVP) dhe dy herë MVP i finaleve.
Emri tij gjendet edhe në listën e koshashënuesve më të mirë në historinë e elitës së basketbollit amerikan.

Ai gjendet në vendin e katërt me pikë – me gjithsej 33643 pikë të realizuara.
Bryant vdiq, së bashku me vajzën e tij Gianna dhe shtatë të tjerë, në një aksident me helikopter në Calabasas, Kaliforni në janar të vitit 2020. /Shqip.com