Lajme

Sot fillon numërimi i votave me postë

Ilustrim

Sot fillon numërimi i votave me postë, raporton Shqip.com.

Kështu ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Lexo edhe:
Zyrtarja ruse: Prishtina provokoi qëllimshëm

Numërimi fillon në orën 11 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve – këto vota kanë arritur gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor.

KQZ-ja ka aprovuar 9 mijë e 610 pako të fletëvotimeve të ardhura me postë, ndërkaq janë refuzuar 1 mijë e 324 nga 10 mijë e 934 sa ishin gjithsej.

Komisioni Qendror Zgjedhor

Kosova ka mbajtur më 17 tetor zgjedhjet lokale.

Shumica e komunave shqiptare kanë shkuar në balotazh.

Ndërsa, raundi i dytë i votimit do të mbahet më 14 nëntor. /Shqip.com